Flash

Sulm me dronë e raketa në një çerdhe, humbin jetën 50 persona, mes tyre 33 fëmijë

Lapsi.al 6 December 2025
Sulm me dronë e raketa në një çerdhe, humbin jetën 50

Një sulm me dron në qytetin Kalogi, në rajonin e Kordofanit Jugor të Sudanit, ka goditur një çerdhe duke vrarë të paktën 50 persona, mes tyre 33 fëmijë. Lajmi u bë i ditur nga Rrjeti i Mjekëve të Sudanit dhe ushtria sudaneze, të cilat akuzuan Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) për përgjegjësinë e sulmit të së enjtes. RSF nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar për akuzat. Ndërkohë, vetë grupi paramilitar akuzoi ushtrinë sudaneze për një sulm të premten ndaj një tregu dhe një depoje karburanti në pikën kufitare Adre me Çadin, në rajonin e Darfurit. Sipas tyre, zona përdorej për shpërndarjen e ndihmave dhe furnizimeve tregtare.

Që prej prillit 2023, Sudani është përfshirë në një luftë të përgjakshme për pushtet midis ushtrisë dhe RSF-së, dikur aleatë. Rajonet e Kordofanit – Kordofani i Veriut, Jugut dhe Perëndimit – të shtrira mes kryeqytetit Khartum dhe Darfurit, janë shndërruar në një vijë të përparësishme të konfliktit. Betejat janë ashpërsuar teksa ushtria përpiqet të avancojë drejt Darfurit, duke rrezikuar popullsinë prej rreth tetë milionë banorësh.

Të këshilluara

Burkina Faso rikthen dënimin me vdekje

Qeveria ushtarake e Burkina Fasos, e udhëhequr nga kapiteni Ibrahim Traoré, ka rivendosur zyrtarisht dënimin me vdekje, duke miratuar një kod të ri penal, që pa...

15:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI