Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Vokshi dhe Mediu në IDU: Shqipëria një autokraci elektorale

Lapsi.al 6 December 2025
Vokshi dhe Mediu në IDU: Shqipëria një autokraci elektorale

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu, morën pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU), e mbajtur në Uashington të SHBA-ve.

Në fjalën që mbajtën, dy ligjvënësit opozitarë kanë denoncuar situatën e rëndë politike dhe të lirive në Shqipëri, përfshirë edhe farsën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Deputetja Vokshi përshkroi “situatën e rëndë dhe krizën e thellë të demokracisë në të cilën ndodhet Shqipëria”.

“Vendi është zhytur në një autokraci elektorale, ku zgjedhjet manipulohen sistematikisht, institucionet kapen nga qeveria e kontrolluar nga një njeri i vetëm, ndërsa media dhe opozita shtypen përmes presionit politik dhe veprimit selektiv të drejtësisë”, tha ajo ndër të tjera.

Vokshi ka deklaruar se Shqipëria është shndërruar nga qeveria e Edi Ramës në një vend të favorshëm për kartelet e drogës shqiptare e ndërkombëtare dhe një vend i sigurtë për pastrimin parave të aktiviteteve kriminale.

Ky realitet, sipas deputetes demokrate, “nuk është vetëm problem shqiptar, por është një rrezik për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendeve të tjera europiane”.

Ndërsa deputeti dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka denoncuar gjendjen e rëndë të drejtësisë në vend, ku reforma e drejtësisë e miratuar me kontributin e madh të partnerëve ndërkombëtar.

“Shqipëria ndodhet sot në pikën më kritike të historisë së saj pluraliste. Ajo që dikur ishte një demokraci aspirante europiane, sot lëviz drejt autoritarizmit me një shpejtësi të frikshme. Nuk bëhet më fjalë për debat politik, për konkurrencë idesh apo për rotacion normal pushteti. Bëhet fjalë për mbijetesën e vetë demokracisë. Në këtë realitet mbytës autoritar, opozita jo thjesht sfidohet: ajo përndiqet. E drejta e votës jo vetëm shkelet: ajo vidhet. Sistemi i drejtësisë jo vetëm manipulohet: ai përdoret si armë politike kundër kundërshtarëve”, tha ai.

Ai nuk e cilësoi apel diplomatik, por një thirrje alarmi fjalën e tij.

“Është një denoncim i qartë dhe i drejtpërdrejtë se Shqipëria po rrëshqet drejt modelit të Gjeorgjisë, duke humbur themelet e rendit perëndimor të të drejtave dhe lirive. Dhe pikërisht mbi këtë realitet, kjo rezolutë nuk është thjesht e nevojshme, por urgjente”, tha Mediu.

IDU ka lëshuar edhe një rezolutë për situatën në Shqipëri, të cilën e lexoi sot kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp me gazetarët.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Automjeti me drejtuese shtetasen 24 vjeçe, k...

11:07

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI