Flash

Vrau fqinjin e tij shqiptar, lirohet nga akuzat 56-vjeçari italian

Lapsi.al 6 December 2025
Vrau fqinjin e tij shqiptar, lirohet nga akuzat 56-vjeçari italian

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo, Arezzo, i cili në vitin 2023 vrau fqinjin e tij shqiptar Gëzim Dodoli, pasi kishte tentuar t’i shembte shtëpinë me ekskavator, u lirua plotësisht nga akuzat “sepse akti nuk përbën krim”.

Mediat italiane raportojnë se Prokurorja Laura Taddei kishte kërkuar një dënim me katër vjet burg, duke e ndryshuar akuzën për vrasje me dashje në atë të tejkalimit të vetëmbrojtjes nga pakujdesia. Por, dy vjet pas vrasjes, Gjykata e Krimeve të Rënda e Arezzos vendosi që akti nuk përbënte krim. Kur u lexua vendimi që e lironte nga akuzat, Mugnai shpërtheu në lot.

"Më në fund do të kemi një Krishtlindje paqësore. Këto kanë qenë vite të vështira, por gjithmonë kam pasur besim te drejtësia. Gjykata ka vepruar për më të mirën," tha ai.

Anëtarët e familjes së Mugnait dy djemtë e tij, gruaja e tij, vëllai i tij dhe nipi i tij u dërguan gjithashtu në gjykatë.

"E dinim që ishte vetëmbrojtje, por duhej të provohej. Gjykata bëri çmos", deklaroi djali i tij më i madh.

Avokatët mbrojtës u shprehën të kënaqur: Marzia Lelli shpërtheu në lot nga lehtësimi, ndërsa Piero Melani Graverini komentoi: “Isha e sigurt”.

Gjyqtarët, pranuan argumentin e paraqitur nga dy avokatët mbrojtës, të cilët kishin theksuar gjithashtu se i pandehuri kishte hapur zjarr për të mbrojtur familjen e tij, e cila ishte strehuar në shtëpi ndërsa fqinji kishte shtypur disa makina dhe po shkonte drejt shtëpisë pasi e kishte goditur me eskavator.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 5 janarit, 2023, si pasojë e marrëdhënieve të tensionuara midis autorit dhe viktimës. Gëzim Dodoli shkatërroi me ekskavator fillimisht makinat e parkuara përpara shtëpisë së Sandro Mugnai në San Polo, një fshat i vogël i Arezzos, dhe më pas duke goditur drejtpërdrejt muret e shtëpisë ku 56-vjeçari po darkonte me familjen e tij. Më pas, Mugnai mori pushkën dhe qëlloi fillimisht një herë në ajër, pastaj katër herë të tjera drejt fqinjit që drejtonte ekskavatorin, duke e vrarë atë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI