Flash

Atentati me 2 viktima në Shkodër, arrestohet 17-vjeçari

Lapsi.al 7 December 2025
Atentati me 2 viktima në Shkodër, arrestohet 17-vjeçari

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në atentatin e 8 shtatorit, i cili ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës. I arrestuari është Danjel Ndreu. Nga ky atentat humbën jetën Liridon Kraja dhe Armando Pali. Ndërsa të plagosur mbetën Erogen Brajoviç dhe kamarierja Meri Kaceri.

Ai u arrestua nga policia gjatë një kontrolli rutinë, ku dhe iu gjetën disa doza lënde narkotike, kokainë. Ndreu ishte shpallur në kërkim edhe për vjedhjen e një motorri në muajin gusht.

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI