Flash

I plagosuri me armë në Berat refuzon të tregojë si ndodhi ngjarja

Lapsi.al 7 December 2025
I plagosuri me armë në Berat refuzon të tregojë si ndodhi

Fabiel Xhindi është 37-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar në Berat. I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje ata nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.

Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në Berat, teksa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”. Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga fshati Galinë kanë qenë me makinën e tyre.

“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.

37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, - njofton policia. /LAPSI.al

Të këshilluara

Stuhia, përmbytje masive në Greqi

Greqia prej disa ditësh është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut, ku si pasojë janë shkaktuar përmbytje masive. Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë ra...

10:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI