Flash

Kroacia mund të padisë Shqipërinë për mbeturinat që pushtuan Dubrovnikun

Lapsi.al 7 December 2025
Kroacia mund të padisë Shqipërinë për mbeturinat

Në Kroaci po mendojnë edhe që të ngrihet padi kundër Shqipërisë për shkak të mbeturinave që u transferuan para pak ditësh në rrugë detare drejt brigjeve të Dubrovnikut. Sipas mediave kroate kjo tezë është ngritur në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit bregdetar kroat nga këshilltarja dhe njëkohësisht avokatja Viktorija Knežević.

“Pas një studimi të plotë të situatës, përgjigjja është se teorikisht mundemi, por praktikisht është shumë e vështirë të kemi sukses, gjë që nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga idea nëse asgjë tjetër nuk ndihmon. Pyetja më e rëndësishme tani është se çfarë tjetër mund të bëjmë për të ndaluar përsëritjen e fenomenit të plazheve tona të mbushura me mbeturina“, tha Viktorija Knežević.

Ajo ka theksuar se Konventa e Barcelonës i detyron të gjitha vendet mesdhetare, përfshirë Shqipërinë, të marrin masa që të zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që përfundojnë në det. Kroacia mund të kërkojë po ashtu që Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare në këtë drejtim.

“Shqipëria është në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, gjë që i jep Kroacisë një mjet të fuqishëm për të kërkuar rezultate konkrete dhe të matshme në mbrojtjen e Adriatikut nga mbetjet. Ekziston një projekt kroato-shqiptar me UNDP-në që mund të zgjerohet për të përfshirë grykëderdhjet e lumenjve dhe vendgrumbullimet problematike të mbetjeve“, tha Knežević.

Sipas saj, ajo që del në plazhe përbën vetëm rreth 20% të totalit të mbeturinave, pasi rreth 80% e mbetjeve “shetitëse” fundosen në shtratin e detit.

“Ajo që pamë është vetëm maja e ajsbergut dhe barra e vërtetë mjedisore mbetet nën det, ku ne me sy të lirë nuk mund ta shohim, por ekosistemi ynë, peshkatarët, turizmi dhe shëndeti detar vuajnë pasojat“, shtoi ajo.

Knežević thekson se ka modele bashkëpunimi për përballimin e situatës me mbetjet që kanë pasur sukses tashmë në Detin Baltik, ku vendet fqinj kanë arritur të zvogëlojnë në mënyrë drastike sasinë e mbeturinave në bregdet përmes një plani të përbashkët veprimi.  /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI