Flash

Musk i shpall luftë BE: Nuk është demokraci! Shumë politikanë europianë, tradhtarë

Lapsi.al 7 December 2025
Musk i shpall luftë BE: Nuk është demokraci! Shumë

Elon Musk ka nisur një tjetër sulm të ashpër kundër Bashkimit Europian, duke e akuzuar hapur për mungesë demokracie në një sërë postimesh në platformën X. “Bashkimi Europian nuk është DEMOKRACI, sundim i popullit, por BUROKRACI, sundim i zyrtarëve të pa­zgjedhur”, shkroi miliarderi që kontrollon X, Tesla dhe SpaceX.

Musk gjithashtu shpërndau një postim që e përshkruante BE-në si “një kërcënim ekzistencial për lirinë dhe sovranitetin e Europës”. Në një tjetër mesazh, ai u shpreh: “Ka kaq shumë politikanë në Europë që tradhtojnë popullin e tyre”.

BE-ja humbet aksesin në panelin e reklamave të X

Tensionet u përshkallëzuan pasi Komisioni Europian humbi aksesin në panelin e monitorimit të reklamave të X, pak ditë pasi i kishte vendosur rrjetit social një gjobë prej 120 milionë eurosh për shkelje të rregullave të transparencës së BE-së.

“Llogaria juaj e reklamave është mbyllur”, njoftoi shefi i produkteve të X, Nikita Bier, përmes një postimi të bërë të dielën në mëngjes. Bier akuzoi Komisionin se kishte tentuar të promovonte një postim lidhur me gjobën duke “shfrytëzuar një boshllëk të sigurisë” për të shtuar artificialisht shtrirjen e tij.

Gjobat dhe akuzat

Komisioni vendosi gjobën për shkelje të Ligjit për Shërbimet Digjitale (DSA), që synon frenimin e përhapjes së përmbajtjes së paligjshme. Sipas BE-së, X ka dështuar të ofrojë transparencë mbi bibliotekën e reklamave dhe ka kthyer shenjën blu të verifikimit nga një mjet identifikimi në një funksion të paguar “që mund të jetë mashtrues”.

“Ironia e njoftimit tuaj”, iu drejtua Bier Komisionit, “është se X beson se të gjithë duhet të kenë një zë të barabartë në platformë. Por duket se ju mendoni se rregullat nuk vlejnë për llogarinë tuaj”. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI