Flash

PAMJE TE RENDA/ Shqiptari sulmon me thikë në rrugë ish-gruan e tij në Greqi

Lapsi.al 7 December 2025
PAMJE TE RENDA/ Shqiptari sulmon me thikë në rrugë ish-gruan e

Mediat greke kanë publikuar pamjet e sulmit të një 55-vjeçari shqiptar ndaj ish-bashkëshortes së tij. Gruaja e moshës 50 vjeçe mori plagë të rënda me thikë në kokë dhe pjesën e fytyrës nga sulmi në mes të rrugës.

Në përpjekje për të shpëtuar ajo hyri në një supermarket ku është ndihmuar nga klientët e rastit. Në video shihet se si gruaja rrëzohet në tokë në përpjekje për të shpëtuar. Njëri nga dëshmitarët thotë se sulmi kishte nisur që në banesën e gruas.

"I treguan shtëpinë dhe ajo ishte e mbyllur brenda dhe që andej ai theu dritaret dhe hyri nga andej. Ai hyri nga dritarja e jashtme dhe gruaja që ishte e mbyllur, hapi derën dhe vrapoi pa këpucë në rrugë. Ajo erdhi për të gjetur shpëtim në dyqanin ushqimor që ishte më afër" – tha ai për Tv Mega

"Ky person është ish-burri i saj. Ajo ka qenë këtu në Theologos për rreth 3 vjet, me një partner tjetër. Kjo ishte hera e tij e parë në ishull. Autori kishte mori autobusin dhe zbriti në stacion. Meqë nuk e njihte zonën, po pyeste disa njerëz atje në shqip. U thoshte: “Jam vëllai i kësaj zonje dhe po kërkoj shtëpinë e saj dhe nuk e di se ku është. Dhe ata ia treguan shtëpinë" - tha dëshmitari. 

55-vjeçari u arrestua dhe përveç thikës në posedim iu gjet edhe një bisturi dhe një kaçavidë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI