Flash

PAMJET/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte sendet, pranga të riut në Tiranë

Lapsi.al 7 December 2025
PAMJET/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte sendet, pranga të riut në

Policia e Tiranës njoftoi një operacion të Komisariatit të Policisë Nr.2 ku në pranga ka rënë një grabitës i sendeve në automjete. Pas denoncimeve nga disa drejtues makinash për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte policia tha se u vu në lëvizje duke organizuar operacionin policor të koduar “The thief”.

Në pranga u vu Geraldo Zeneli, 34 vjeç dhe Gëzim Cani, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet u zbulua se 34-vjeçari në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste Canit. Ndërsa në 20 dhe 29 nëntor Zeneli ka vjedhur 2 biçikleta.

Në videon më lart dëgjohet që gjatë momentit të arrestimit i riu që u drejtohet efektivëve të policisë që e filmojnë: "Do na nxirrni te lajmet sot?"

“Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer nga 34-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Stuhia, përmbytje masive në Greqi

Greqia prej disa ditësh është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut, ku si pasojë janë shkaktuar përmbytje masive. Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë ra...

10:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI