Flash

Rama: Pezullimi i Ballukut na la edhe pa drejtorë në KESH dhe në ARRSH

Lapsi.al 7 December 2025
Rama: Pezullimi i Ballukut na la edhe pa drejtorë në KESH dhe në

Në podkastin “Flasim” kryeministri Edi Rama foli sërish për pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO-së, të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Rama tha se arsyeja pse ka ankimuar në Gjykatën Kushteteuse masën e sigurisë të vendosur ndaj saj, është sepse sipas tij ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit.

Rama tha se është bllokuar puna e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Korporatës Elektroenergjike Shqiptare, pasi 2 drejtorët përkatës të këtyre 2 institucioneve ndodhen në "arrest shtëpie" me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së.

Sipas Ramës i vetmi ministër në kabinetin qeveritar që mund të emërojë drejtuesit e ri të ARRSH dhe KESH është ministrja e Energjisë dhe Infrasktuturës, por që momentalisht është në pamundësi për të ushtrimit të detyrës.

"Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash. Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet që mund të bëhen të pallogaritshme.

Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it. Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit - për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë.

Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejten e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër

Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar"- tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

Stuhia, përmbytje masive në Greqi

Greqia prej disa ditësh është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut, ku si pasojë janë shkaktuar përmbytje masive. Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë ra...

10:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI