Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sulm në Aeroportin Heathrow të Londrës, arrestohet një person

Lapsi.al 7 December 2025
Sulm në Aeroportin Heathrow të Londrës, arrestohet një

Aeroporti i Heathrow është tronditur mëngjesin e sotëm nga një sulm, i cili dyshohet se u bë me sprej me piper.

Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm, kjo sipas Policisë Metropolitane, e cila ka shtuar se ky nuk është një sulm terrorist ose që lidhet me protesta.

Të prekur nga sulmi dyshohet se janë disa persona që kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk dihet numri i saktë i të të prekurve.

Oficerët u thirrën në orën 08:11 të mëngjesit të sotëm pas raportimeve se disa persona ishin sulmuar.

Aeroporti ka njoftuar se ekipet e tij po bashkëpunojnë me shërbimet e emergjencës pas një incidenti në parkingun shumëkatësh të Terminalit 3.

Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe policia po kërkon të dyshuar të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Sipas National Rail, pritet të ketë ndërprerje dhe vonesa deri në 10 minuta në Linjën Elizabeth si pasojë e incidentit.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po kërkojnë të minimizojnë ndikimet në transportin publik.

Të këshilluara

Fundi i ekonomisë së mashtrimit

Nëse dini si ta përdorni Inteligjencën Artificiale, ajo mund t’ju kursejë shumë kohë dhe para. Po lidhni një kontratë për një makinë të re me qira? Sigurohuni q...

12:34

Kriza pa kthesë e fasonit

Industria e veshjeve dhe këpucëve në vendin tonë pritet të përgjysmohet në numër në periudhën afatmesme për një sërë arsyesh që lidhen me rënien e kërkesës dhe ...

07:45

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI