Flash

E majta italiane: Vendimi për qendrat e azilit shkel të drejtat e njeriut

Lapsi.al 8 December 2025
E majta italiane: Vendimi për qendrat e azilit shkel të drejtat e

Qeveria italiane e krahut të djathtë e konsideroi vendimin e Këshillit Evropian për riatdhesimet dhe listën e vendeve të treta si një sukses. Ndryshe e sheh e majta italiane në opozitë. Sipas Cecilia Strada, eurodeputete për Partinë Demokratike Italiane e vetmja siguri është pezullimi i të drejtave dhe eksternalizimi përfundimtar të kufijve të Unionit".

“Po shkojmë drejt një sistemi plotësisht arbitrar të bazuar në marrëveshje me vendet e treta, të cilat do t'i paguajmë për të marrë azilkërkuesit. Askush nuk do të ketë mjetet për të verifikuar respektimin e të drejtave të njeriut, për të mos përmendur mundësinë e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta.

Nëse kjo do të thotë që qendrat në Shqipëri do të jenë plotësisht funksionale mbetet për t'u parë. Si qendra riatdhesimi? Ndoshta. Por si qendra për procedura të përshpejtuara kufitare, që është qëllimi për të cilin u ndërtuan, jo.

European elections, Pd's North West leader Cecilia Strada: a wealth tax is  needed. Controversy - Il Sole 24 ORE

Kjo është arsyeja pse ato vazhdojnë të funksionojnë jashtë rregullave. Ata që thonë se kjo do të bëjë të mundur dallimin e shpejtë midis migrantëve të ligjshëm dhe të paligjshëm pavarësisht brutalitetit të mënyrës së të folurit dhe të menduarit për migracionin e dinë shumë mirë se kjo prirje nuk do të ndihmojë për të dalluar më mirë se kush ka të drejtë për azil apo jo.

Ata thjesht po tërheqin një vijë ndarëse midis qenieve njerëzore të klasit të parë, për të cilët të drejtat ende vlejnë, dhe njerëzve të klasit të dytë, fati i të cilëve do të jetë gjithnjë e më shumë të bëhen monedha negociuese elektorale.

Të paktën qeveria e krahut të djathtë do të gjente guximin të pranonte se dëshiron ta shkatërrojë sistemin e azilit ashtu siç e ndërtuam ne pas tragjedive të shekullit të 20-të” – deklaroi Strada. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI