Flash

Ferri në Gaza, Trump do të presë në takim Netanyahun

Lapsi.al 8 December 2025
Ferri në Gaza, Trump do të presë në takim Netanyahun

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më 29 dhjetor, për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm në armëpushimin në Gaza, tha të dielën një zëdhënës i qeverisë izraelite. Netanyahu tha se do të diskutonte me Trump fazën e dytë të planit të SHBA-së. Kjo për t'i dhënë fund luftës në Gaza më vonë këtë muaj.

Një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi në tetor. Mediat e huaja shkruajnë se të dyja palët kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit, ndërsa mbeten boshllëqe të mëdha në çështjet kritike që mbeten për t'u diskutuar sipas planit të Trump për t'i dhënë fund luftës. Kjo duke përfshirë çarmatimin e Hamasit, qeverisjen e Gazës së pasluftës dhe përbërjen dhe mandatin e një force ndërkombëtare sigurie në enklavë.

"Kryeministri do të takohet me Presidentin Trump të hënën, më 29 dhjetor, për të diskutuar hapat dhe fazat e ardhshme dhe forcën ndërkombëtare për të stabilizuar planin e armëpushimit", tha zëdhënësja e qeverisë Shos Bedrosian në një konferencë online me gazetarët.

Zyra e kryeministrit tha më 1 dhjetor se Trump e kishte ftuar Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë. Mediat izraelite raportuan më vonë se të dy udhëheqësit do të takoheshin në Florida.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI