Flash

Gjobiten klinikat dentare në Tiranë, 6 pa licencë

Lapsi.al 8 December 2025
Gjobiten klinikat dentare në Tiranë, 6 pa licencë

Klinikat stomatologjike kanë mbirë si kërpudhat pas shiut në vendin tonë, duke ofruar shërbim dentar jo vetëm për shtetasit vendas, por kryesisht edhe për të huajt, aq sa turizmi dentar ka shënuar një lulëzim vitet e fundit me apo pa cilësi.

Sikurse ka klinika stomatologjike shumë të mira, të cilat ofrojnë shërbim dentar me standarde bashkëkohore, ka edhe nga ato që abuzojnë, duke përfituar nga fakti se ky treg aktualisht është me akses në rritje edhe nga turistët e huaj.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror gjatë vitit 2024 në kabinetet dentare publike dhe jo publike, si dhe laboratorë dentarë, janë konstatuar një sërë shkeljesh që lidhen jo vetëm me kushtet higjieno-sanitare, por edhe me subjekte që operonin në treg pa pasur një licencë. Gjashtë klinika dentare janë gjobitur me vlerën 50 mijë lekë të reja pasi ushtronin aktivitet pa pasur licencë nga Qendra Kombëtare e Licencimit. Në katër klinika të tjera stomatologjike, Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka vendosur masë administrative gjobë në vlerën 50 mijë lekë të reja pasi mjeku stomatolog nuk e kishte rinovuar lejen e ushtrimit të profesionit, pasi i kishte skaduar.

Po kështu, në të tjera klinika, laboratorë dhe klinika stomatologjike është konstatuar mungesë e kushteve higjieno-sanitare, por në raportin e Inspektoratit këto klinika dhe laboratorë nuk identifikohen me emra. Në 583 inspektime dhe riinspektime janë vendosur 11 gjoba dhe 38 paralajmërime. Por kjo nuk është e papritur, pasi vetëm para pak kohësh, në kryeqytet policia konstatoi tre klinika dentare jopublike të cilat përdornin pajisje dhe medikamente të skaduara ose me origjinë të dyshimtë tek pacientët.

Të këshilluara

Dash Sula: Kam marrë disa oferta nga Edi Rama

Ish-deputeti Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në News 24, ku zbuloi se ka marrë disa oferta nga kryeministri Edi Rama për të kon...

18:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI