Flash

Kodiana Lala: Italianët futën pajisje përgjimi në Shqipëri, ngjarja u fsheh

Lapsi.al 8 December 2025
Kodiana Lala: Italianët futën pajisje përgjimi në

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, dha detaje nga kapja e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, dy prej të cilëve zyrtarë të Guardia di Finanza.

Lala tha se shtetasit italianë janë lënë të largohen, por pajisja është mbajtur në Shqipëri dhe Prokuroria po heton. Gazetarja shtoi se ngjarja është fshehur dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë është përgjuar.

"Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën, më është konfirmuar se disa persona kishin udhëtuar me traget të linjës Bari-Durrës, kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit.

Në automjetin e tyre, sipas burimeve të besuara, janë tre shtetas italianë, kanë hyrë në Shqipëri, kanë qëndruar 12-13 orë, mendohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuar, nuk ka patur skuadër të përbashkët, pasi kanë përfunduar punën këta shtetas janë ndaluar kur do të merrnin tragetin Durrës-Ankona.

Janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë. Nuk dihet a kanë autorizim nga eprorët e tyre. I treti, është person i kontaktuar dhe është marrë nga zyrtarët e Guardias për të përdorur pajijset. Janë marrë në pyetje, të tre janë lejuar të largohen drejt Italisë.

Pajisjet janë të bllokuara dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror. Policia e ka referuar, nuk ka reagim zyrtar, në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë.

Ne kemi patur historik në lidhje me pajisje përgjuese të dyshimta, nëse ju kujtohet ka qenë pajisja IMSI Catcher, që u dyshua e u përdor edhe në burgje. U arrestua një izraelit. Ka patur edhe dy raste të tjera që janë bllokuar në hyrje ose dalje.

Rasti konkret është shqetësues pasi dy persona janë të Guardia di Finanza, ata lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. Se kush është përgjuar, cili është itenerari, dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimit, këtë përgjigje duhet ta japë prokuroria. Autoritetet po heshtin, skandali bëhet edhe më i madh.

Pse këta persona janë lejuar të largohen? Mund të mbaheshin të pakten më bllokim pasaporte derisa të bëhej ekspertimi i pajisjeve", tha ndër të tjera Lala. /TPZ

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI