Flash

Macron: Ne të gjithë e mbështesim Ukrainën, kemi shumë "karta" në duar

Lapsi.al 8 December 2025
Macron: Ne të gjithë e mbështesim Ukrainën, kemi shumë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se Evropa dhe Ukraina tani kanë argumente dhe mjete të shumta për të ushtruar presion mbi Rusinë në negociatat për paqen në Ukrainë. Gjatë fjalës hapëse në takimin me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Ukrainës, Macron tha se ajo që mbetet është të pajtohen qëndrimet e Ukrainës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

"Ne të gjithë e mbështesim Ukrainën, ne të gjithë mbështesim paqen dhe bisedimet e paqes për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Dhe mendoj se kemi shumë letra në duart tona." tha Macron.

Mediat e huaja shkruajnë se Macron theksoi se Bashkimi Evropian po siguron fonde për Ukrainën, po organizon furnizimin me pajisje dhe programe trajnimi.

"Është fakt që Ukraina po bën rezistencë në këtë luftë, dhe është fakt që ekonomia ruse po fillon të vuajë, veçanërisht pas sanksioneve tona të fundit dhe atyre të vendosura nga Shtetet e Bashkuara," theksoi presidenti francez.

Presidenti i Rancës, Macron u shpreh se çështja kryesore është të përfundojnë bisedimet për paqejen dhe të fillojmë një fazë të re me kushte më të mira për Ukrainën.

"Çështja kryesore tani është të pajtojmë qëndrimet tona të përbashkëta, ato të Evropës, Ukrainës dhe SHBA-së, në mënyrë që të përfundojmë këto bisedime paqeje dhe të fillojmë një fazë të re në kushtet më të mira të mundshme për Ukrainën, për Evropën dhe për sigurinë tonë kolektive." tha ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI