Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë

Lapsi.al 8 December 2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se, sipas informatave të marra nga pala greke, edhe sot do të ketë bllokim të plotë të aksit rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Bllokimi do të zgjasë nga ora 18:00 deri në 21:00 (sipas orës greke), për shkak të protestës së fermerëve në territorin grek.

Gjatë kësaj kohe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa për të gjitha mjetet e tjera trafiku do të jetë i ndaluar.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i sugjeron të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, duke qenë se protesta e sotme vjen pas disa ditësh të njëpasnjëshme ku i njëjti aks është bllokuar nga demonstratat e fermerëve grekë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI