Flash

"Skifteri" shqiptar i bizhuterive në Torino del para gjykatës

Lapsi.al 8 December 2025
"Skifteri" shqiptar i bizhuterive në Torino del para

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga karabinierët në rajonin e Torinos. Fundjavën e kaluar, ai u ndoq dhe u rrah nga qytetarët pas një vjedhjeje me thyerje në një shtëpi në Arnad të Aostës, duke marrë prej aty të paktën 5 mijë euro mall, kryesisht bizhuteri floriri dhe sende me vlerë. Banorët e goditën edhe me një mjet bujqësor, kazmë, duke i shkaktuar dëmtime me kohë rikuperimi shëndetësor një muaj.

“TGR Valle d’Aosta”, raportoi se arrestimi i 40-vjeçarit është konfirmuar dhe vepra e tij e provuar tashmë, teksa Gjykata e la në qeli. Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, e gjetën burrin shqiptar duke vuajtur nga lëndime të shumta. Ata thirrën shërbimet e urgjencës mjekësore, ku emigranti u diagnostikua me një frakturë të legenit të shkaktuar nga një rënie, ndërsa po përpiqej të ngjitej mbi një gardh privat, por edhe goditje nga banorët.

Gjykatësi në Gjykatën e Aostës ka vendosur që emigranti duhet të mbetet në burg dhe do të transferohet atje pasi të dalë nga reparti i spitalit ku ende po kurohet. Shqiptari shfrytëzoi të drejtën e tij për të heshtur, duke deklaruar vetëm se ishte kuzhinier në Shqipëri. Gjykimi i shpejtë është caktuar për 19 dhjetor.

Karabinierët raportuan se “në kohën e arrestimit të tij, atij iu gjetën 500 euro në para të gatshme, një çantë luksoze dhe objekte të çmuara, me një vlerë totale të vjedhur prej afërsisht 5 mijë eurosh”. Sipas atyre që drejtojnë hetimin, “kjo nuk është një vjedhje e qëllimshme, por një nga shumë përpjekje për të sulmuar shtëpitë në zonë”. Vjedhja me forcë duket se ka ndodhur përmes një dere me rrjetë që ishte shqyer.

Për këtë arsye, akuza është vjedhje e rëndë, e cila mbart një dënim prej 4 deri në 7 vjet burg, informon media italiane. Por për shkak të kartelës penale të pastër, pasi është pa precedentë, shqiptari mund të shpëtojë me më pak se 4 vite dënim, arrest shtëpiak dhe ndalim qëndrimi në Luginën e Aostës.

Nuk ka asnjë gjurmë të bashkëpunëtorëve, një ose ndoshta dy, që janë arratisur. Hetimet për ta po vijojnë ende. Policia tha se po kërkon edhe tre qytetarët që dyshohet se e goditën hajdutin e dyshuar me një kazmë, duke i shkaktuar plagë që besohet se do të shërohen brenda 30 ditësh.

Të këshilluara

Dash Sula: Kam marrë disa oferta nga Edi Rama

Ish-deputeti Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në News 24, ku zbuloi se ka marrë disa oferta nga kryeministri Edi Rama për të kon...

18:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI