Flash

U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet e ëma e 2-vjeçarit shqiptar në Greqi

Lapsi.al 8 December 2025
U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet e ëma e 2-vjeçarit

Nëna e vogëlushit shqiptar që u sulmua për vdekje nga një qen pitbull në Greqi ka treguar se si fëmija i saj humbi jetën brenda pak sekondash. E ëma ka thënë se gjithçka ndodhi brenda më pak se 30 sekondave dhe fajësoi zhurmat e gjuetarëve në pyll, fishkëllima dhe të shtëna, që frikësuan pitbullin.

Robbie shpjegoi se qeni ishte shpëtuar nga burri i saj dhe mbahej i lidhur me zinxhir 10 metra në kopsht, pranë pyllit ku po zhvillohej gjuetia. Ajo tregoi se brenda çastit që hynë në shtëpi për të sistemuar pazarin, Leoni doli te qeni dhe gjithçka ndodhi menjëherë. Gjithashtu e ëma e vogëlushit thotë se nuk kishte shenja rreziku nga pitbulli. Robbie hodhi poshtë raportet se ajo dhe burri janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

“Leoni ishte ëndrra e çdo nëne, fëmija më i ëmbël që mund të imagjinoni. Edhe njerëzit që nuk pëlqejnë fëmijët, e adhuronin Leonin. Ai ishte i dashur, i veçantë dhe i donte të gjithë, babanë, mua dhe familjen. Ai ishte një djalë i vogël i bukur, gjithmonë i qeshur, plot gëzim. Adhuronte kafshët tona, macet, kuajt, qentë dhe pitbulli nuk kishte qenë kurrë problem deri atë ditë tragjike.

Dëgjohej fishkëllima, kishte zhurma armësh. Besoj se kjo e frikësoi qenin. E gjetëm të shtrirë në tokë. Dukej sikur ishte kafshuar vetëm një herë. Ambulanca e mori Leonin dhe nxituan, por besoj se ishte tepër vonë. Mjekët e konfirmuan vdekjen sapo mbërritëm. Nëse do ta dija, s’do ta kisha lënë kurrë Leonin të luante me pitbullin. Ai ishte ushqyer, kishte pirë dhe kurrë s’kishte treguar agresivitet. Kur burri im e gjeti, qeni ishte shumë i dobët, ne e ushqyem, dhe e zbutëm.

Kemi dhënë deklarata, por policia nuk na ka njoftuar për procedura penale. U shpjeguam se qeni ishte i lidhur dhe i kujdesur. E para që dëgjuam ishte vajza jonë që hyri dhe tha: ‘Leonin e ka kafshuar pitbulli’. Kur dolëm, Leoni nuk po lëvizte. Ishte vetëm një kafshim, por kurrë s’e mendon dot se mund të marrë jetë”, tha e ëma.

Si ndodhi ngjarja?

Tragjedia ndodhi në ishullin grek Zakynthos, ku familja jetonte prej disa vitesh dhe familjen, pasi u zhvendos nga Andover, Hampshire. 2-vjeçari Leon Dulia u sulmua për vdekje pak pasi ishte kthyer nga pazari me nënën dhe babain e tij. Sipas të ëmës së vogëlushit, gjithçka ndodhibrenda më pak se 30 sekondave dhe prindërit e tij fajësojnë zhurmat e gjuetarëve në pyll, fishkëllima dhe të shtëna, që frikësuan qenin pitbull.

Të këshilluara

Dash Sula: Kam marrë disa oferta nga Edi Rama

Ish-deputeti Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në News 24, ku zbuloi se ka marrë disa oferta nga kryeministri Edi Rama për të kon...

18:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI