Flash

VIDEO/ Lapaj nis i vetëm një protestë "non stop" para kryeministrisë

Lapsi.al 8 December 2025
VIDEO/ Lapaj nis i vetëm një protestë "non stop" para

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar sonte se ka nisur i vetëm protestë kundër Edi Ramës. Lapaj tha se pas 3 vitesh protesta në shesh për rritjen e çmimeve, sonte do të qëndrojë me një karrige para kryeministrisë ndërsa të martën do të dorëzojë kërkesën për protestën në polici.

"Do thoni ju cfarë bën në këtë orë tek kryeministria. Kisha 3 vjet që nuk kisha zbritur në shesh për të protestuar. Sot është 8 dhjetori, dita kur nisi lëvizja studentore rrëzoi në thonjëza komunizmin dhe kam pritur gjithë ditën të ketë reagime, protestë, inat në gjithçka po ndodh.

Por në fakt nuk ka ndodhur asgjë nga këto. Sot kam ardhur këtu 3 vite pasi protestoja dikur për çmimet, të nis një protestë tjetër, përballë Edi Ramës i cili duhet të dorëhiqet, i cili ka marrë sulm ndaj drejtësisë dhe në datë 12 Kushtetuesja duhet të shprehet.

Unë sot duhet të nis një protestë këtu, si qytetar, është simbolikë kjo nisje i vetëm dhe do të jem këtu, ditë e natë pa ndalim, jo duke ikur në shtëpi duke ngrënë dreka e darka, duke dalë në televizion e të vij këtu njëherë në kaq. Uroj që këtu të ketë qindra e mijëra protestues në ditët në vijim.

Fundja ky është fati im të jem një protestues i përjeteshëm. Kur të shprehet gjykata askush nuk mund të kërcënojë gjykatat e këtij vendi aq më shumë Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka gjë për të festuar kur luhet me fatet e vendit. Në mëngjes do i dorëzojmë kërkesën te policia, procedurën - dhe më pas jeni të mirëpritur i madh e i vogël, kur të doni këtu në shesh", - tha Lapaj. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI