Flash

Vrasja në Elbasan/ Kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

Lapsi.al 8 December 2025
Vrasja në Elbasan/ Kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti

Pas vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, hetuesit po zbulojnë çdo ditë të dhëna të reja që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se shkak për ekzekutimin e 43-vjeçarit ka qenë një konflikt për një borxh të madh ndërsa në qendër të hetimeve ka dalë një emër i njohur në zonën e Elbasanit.

Ai është 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, dhe i identifikuar nga komuniteti lokal si nip i personazhit të njohur “Timi i Elbasanit”. El Ouejdi është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut dhe konsiderohet person kyç në dosjen hetimore.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu aktivitetin e biznesit “SOLEIL”, një kompani import-eksporti dhe tregtimi automjetesh e regjistruar në emër të tij që prej vitit 2018, marrëdhëniet tregtare të së cilës dyshohet se kanë shkaktuar konfliktin me Mëhallën.

Rreth 10 ditë para vrasjes, në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” ka ndodhur një përplasje fizike midis dy biznesmenëve, lidhur me një marrëveshje tregtare prej rreth 700 mijë eurosh, e cila nuk ishte finalizuar. Sipas dëshmitarëve okularë, Mëhalla ishte i revoltuar dhe përplasja ndodhi në prani të një personi që shoqëronte El Ouejdin.

Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë, të cilat sipas të dhënave paraprake kishin probleme pronësie, duke tensionuar situatën. Pas konfliktit, dyshohet se El Ouejdi ka ndërmarrë hapa për organizimin e atentatit që çoi në ekzekutimin e Mëhallës.

Deri tani për vrasjen janë arrestuar tre persona me role të ndryshme: Nevzat (Nevi) Spaho, nga Përrenjasi, i dyshuar si shoferi që ndihmoi autorin të largohej nga zona e Mirakës; Kujtim Pisha, punonjës karburanti, proceduar për moskallëzim të informacionit dhe Xhino Ago, ortak në biznes me Mëhallën, i akuzuar për mosndryshimin e pronësisë së mjetit “Audi” të përdorur në krim.

Në kërkim janë shpallur: Armando Kola, nga Laçi, dhe Marselo Arani, nga Elbasani, i cili ka thyer edhe masën e “arrestit në shtëpi” për çështje të mëparshme. Edmond Mëhalla, i njohur si Mondi, u ekzekutua me tre plumba mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, pranë biznesit të tij. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI