Flash

Gara për Drejtor Policie në tre Qarqe, 6 kandidatët nesër në komision (EMRAT)

Lapsi.al 9 December 2025
Gara për Drejtor Policie në tre Qarqe, 6 kandidatët nesër

Në tre qarqe të vendit, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish. Që prej një muaji, kur kryepolici Ilir Proda çeli garën për rifreskimin e kupolës drejtuese, për shkak se këta tre drejtori mbetën pa drejtues policie, 6 oficerë u bënë pjesë e garës duke aplikuar. Në listën e aplikantëve janë Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami.

News24 mëson se të gjashtë konkurrentët që garojnë për të qenë drejtues policie në tre qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të dalin të mërkurën më 10 dhjetor para komisionit për të shpalosur platformat e tyre. Dhe më pas, në sajë edhe të pikëzimit që do të marrin pas kalimit të të gjitha fazave, pritet vetëm firma e Ilir Prodës për të bërë emërimet e reja.

Loard Sallaku, aktualisht mban postin e drejtorit të policisë Kukës si i komanduar. Aban Çela këshilltar në drejtorinë e përgjithshme, Dritan Lena punonjës në drejtorinë e Forcën Kombëtare të Sigurisë, Uljan Shpataraku, punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, te departamenti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Islor Islami, aktualisht i komanduar drejtor në Drejtorinë e Policisë Korçë.

Por pse u çel gara vetëm për tre qarqet?

Qarku i Shkodrës mbeti vakant që pas shkarkimit të Fatmir Lleshit, për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Aktiualisht i komanduar në këtë qark është Gentian Berberi. Korça aktualisht drejtorët nga drejtori i komanduar Islor Islami, që pas shkarkimit nga detyra të Erjon Ahmetit, pas ngjarjes në Devoll ku një 32 vjeçar u mbajt peng për disa orë nga tre persona, mes të cilëve Alti Nallbati, vëllai i deputetit të PD, Bledion Nallbati. Ndërsa qarku i Elbasanit për shkak të kërkesës së dorëheqjes nga radhët e policisë së drejtorit aktual Fatmir Hoxha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI