Flash

PAMJET/ Policia i heq me forcë çadrat e Lapajt para kryeministrisë

Lapsi.al 9 December 2025
PAMJET/ Policia i heq me forcë çadrat e Lapajt para

Ka pasur momente tensioni përpara selisë së kryeministrisë, ku Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po protestojnë prej 24 orësh në një protestë “non stop”. Situata u tensionua pasi kreu i “Shqipëria Bëhet” ka ngritur çadër në bulevard, por policia i ka kërkuar që të largohet së bashku me çadrat e vendosura. Kjo ka sjellë tension mes qytetarëve dhe disa dëgjohen, duke thënë “shtet që vret”.

“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Brenda policisë së shtetit ka segmente banditësh. Dallkaukë që nuk kanë konceptin e ligjit. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. T’i je në pazar se je skuth në politikë. Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra. Nuk ja del dot ti Rama, sepse je kapur në flagrancë”, - deklaroi Lapaj.

Pavarësisht thirrjeve të policisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij deklarojnë se protesta do të vazhdojë. Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për t’iu bashkuar protestës dhe theksoi se është i vendosur se nuk do të heqin dorë nga nisma.

“Urojmë që qytetarët të bashkohen masivisht. Ata që më ndjekin e dinë që sa herë i kam hyrë një proteste ka zgjatur. Nuk ka kthim pas, do të rrimë këtu. Kjo e dëmton autokracinë e Ramës që është kthyer në të pangopur. Sot jemi pak, por po u bëmë 10 mijë a do vijnë të marrin çadrat prapë…

Të dashur ndjekës na dërgoni batanije, kemi nevojë, çfarë të keni na i dërgoni të kalojmë natën. Ftohtë është por nuk ka kthim pas. Shefi i tyre Rama e humbi durimin me gjyqtarët, punonjësit e policisë e humbën durimin me ne”, - tha Lapaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI