Flash

U akuza për ndërhyrje estetike, reagon Sydney Sweeney

Lapsi.al 9 December 2025
U akuza për ndërhyrje estetike, reagon Sydney Sweeney

Sydney Sweeney ka vendosur të flasë hapur në lidhje akuzat për ndërhyrje estetike. Gjatë një interviste të re për Allure, ku ishte së bashku me bashkë-yllin e filmit “The Housemaid”, Amanda Seyfried, aktorja 28-vjeçare u pyet të përgënjeshtronte një “thashethem bukurie” rreth saj — dhe përgjigjja ishte e prerë.

“Le t’i hedhim poshtë të gjitha. Nuk kam bërë kurrë asnjë lloj ndërhyrjeje,” tha Sweeney. “I kam shumë frikë gjilpërat, nuk e imagjinoni dot.”

Seyfried tentoi t’i shpjegonte se kirurgjia estetike “bëhet më efektive kur je më e rritur”, por Sweeney i qëndroi fjalës: “Jam shumë e trembur për ta bërë. Dhe ju lutem, mos krahasoni një foto timen kur isha 12 vjeç me një foto 26vjeç me grim profesional dhe ndriçim. Sigurisht që do të dukem ndryshe!”

Aktorja ka mohuar prej kohësh çdo ndërhyrje estetike. Në tetor, për Variety, ajo tha se nuk ka bërë kurrë asgjë dhe se dëshiron të “plaket me hijeshi”.

“Jam tmerrësisht e frikësuar nga gjilpërat. Nuk kam tatuazhe. Asgjë. Dua të plakem natyrshëm,” tha ajo.

Sydney ka deklaruar më herët se idhulli i saj është “versioni i saj më i vjetër”. “Kur isha 10 vjeçe, idhulli im ishte vetja ime 25-vjeçare. Tani shikoj drejt vetes sime 50-vjeçare. Shpresoj të marr vendime që ajo do të ishte krenare për to.”

Të këshilluara

Golden Globe 2026: Lista e nominimeve

Filmi “One Battle After Another” kryeson listën e nominimeve për Golden Globe 2026, pasi Akademia i shpalli ato herët këtë të hënë. Projekti i regjisorit Paul ...

15:32

Cher drejt martesës me producentin ?

Cher mund të jetë gati të martohet sërish — të paktën kështu pretendojnë burimet në mediat britanike. Sipas The Mirror, artistja po planifikon të kurorëzojë lid...

14:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI