Flash

Zelensky bën deklaratën E FORTË: Gati për zgjedhje, zonat e pushtuara s'i marrim dot

Lapsi.al 9 December 2025
Zelensky bën deklaratën E FORTË: Gati për zgjedhje, zonat e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot, për herë të parë se është gati për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, të cilat normalisht duhet të zhvilloheshin në vitin 2024, por u shtynë për një kohë të pacaktuar për shkak të luftës me Rusinë.

“Nesër do të jem në Ukrainë dhe pres propozime nga partnerët dhe parlamentarët tanë mbi ndryshimet ligjore që do të lejonin mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Meqenëse kjo çështje është ngritur nga presidenti i SHBA-së dhe partnerët tanë evropianë, do ta them shkurt: Jam gati!”, - tha ai.

Ajo që ai u kërkoi SHBA-së dhe Evropës të bënin ishte të garantonin sigurinë e procesit të votimit. Në këtë mënyrë tha ai, Ukraina mund të shkojë në zgjedhje "brenda 60 deri në 90 ditësh".

Në një intervistë të hënën, Donald Trump përsëriti kërkesën e tij që Ukraina të mbajë zgjedhjet. "Ata nuk kanë pasur zgjedhje për një kohë të gjatë", - tha Trump. "E dini, ata flasin për demokraci, por po arrijnë në një pikë ku kjo nuk është më demokraci."

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur Zelensky është dobësuar politikisht për shkak të një skandali korrupsioni që ka "prekur" edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

LEXO EDHE: Korrupsioni, armiku që po trondit Zelenskyn nga brenda

Përveç deklaratës mbi zgjedhjet, e cila është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh presionet nga shumë palë për këtë çështje të pezulluar, Zelensky bëri edhe një pranim të habitshëm në lidhje me luftën.

Ukraina aktualisht nuk ka forcën ose mbështetjen e aleatëve të saj për të rimarrë Krimenë dhe territoret e tjera të pushtuara nga Rusia, tha ai.

"Do të jem i sinqertë: po, sot nuk kemi forcën për të gjitha këto. Nuk kemi mbështetje të mjaftueshme për të gjitha këto", - tha presidenti ukrainas. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI