Flash

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

Lapsi.al 10 December 2025
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë

Në 100-vjetorin e “Udhrit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të "Urdhrit Suprem të Shqiponjës". Medalja "Ylli i Madh" iu dha kirurgut të shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtarit Seit Mansaku.

Me titullin "Oficer i Madh", presidenti Begaj dekoroi studiuesit Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.

Me gradën "Oficer i Madh" i "Urdhrit Suprem të Shqiponjës" u dekorua edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë. Edhe "babai" i Kodit Penal të Shqipëisë, Ismet Elezi, është dekoruar nga Begaj "Ylli i Madh" i "Urdhrit të Lisit Akademik".

Arkeologia Shpresa Gjongecaj, ushtaraku Zyber Dushku dhe akademikja Etleva Domi u dekoruan "Komandar". Ndërsa kryeministri Rama i dha medalionet e 100-vjetorit të 'Urdhrit të Skënderbeut' familjarëve të Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut.

Kreu i qeverisë tha se këto dy personalitete kanë kontribut të pamohueshëm në rikthimin e vlerës së vërtetë të medaljeve dhe zakoneve shtetërore. /LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë na tha koha për Air Albanian?

Nga Irena Beqiraj "Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, ësht...

20:21

Aksident me vdekje në Shkodër

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe. ...

18:00

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë në mbledhjen e nesërme (11 dhjetor), kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesit aktual, Altin Dumani, ...

15:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI