Flash

Çfarë na tha koha për Air Albanian?

Lapsi.al 10 December 2025
Çfarë na tha koha për Air Albanian?

Nga Irena Beqiraj

"Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era.

Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam" ! Kështu na tha Kryeministri në e Gusht 2019, për të vazhduar më pas me :

Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, ja edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillimvjeshtë drejt Italisë.

Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin më sysh, ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë. Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë, po më mirë i’a lemë kohës të na tregojë e të flasë".

Për të kalitur besimin e durimin e shqiptarëve edhe për të prishur syrin e keq, rreth një muaj u ngritën në qiell drejt Stambollit studentë, pensionistë dhe grupe njerëzish nga shtresa të margjinalizuara me shpenzime të paguara nga taksapaguesit shqiptarë.

Por kompania ajrore e flamurit kuqezi ‘Air Albania’ që ishte " një vepër kombëtare" sepse "shteti shqiptar nuk mund të ndjehej plotësisht i realizuar nëse neglizhonte pozicionin e vet në hartën dhe kullat e vendeve ku udhëtojnë shqiptarët" nuk fluturon më! Ka falimentuar.

E Pra koha, kjo tirane e pamëshirshme foli ! Ajo na tregoi që Ismaili, charteri privat i Kryeministrit nuk la as Lasgushin, as Migjenin , as Naimin të vazhdonin fluturimet . Ndërsa imzot Noli nuk arriti të dalë në fluturim .Po koha kjo çmontuese e iluzioneve, na çon në mendje pa dashjen tonë , dyshimin e mbrapshtë që Air Albania ishte krijuar që "Ismaili" i Kryeministrit të fluturonte e këto katër "qyqarët" e qytetarëve të tjerë të përdoreshin vetëm si mbulesë propagande .

Koha duke përqeshur Kryeministrin na tregoi se fjalën e Kryeminstrit "nuk e merr era" por produkti i fjalës tij nuk është e mira publike. Kryeministri kishte të drejtë që kërkonte t'ja linim kohës pasi koha është mësues i mirë, por ai harroi që fatkeqësisht ajo vret gjithë nxënësit e vet .

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe. ...

18:00

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë në mbledhjen e nesërme (11 dhjetor), kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesit aktual, Altin Dumani, ...

15:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI