Flash

Infantino nën hetim nga komiteti etik i FIFA: shkeli rregulloren me çmimin për Trump

Lapsi.al 10 December 2025
Infantino nën hetim nga komiteti etik i FIFA: shkeli rregulloren me

Gianni Infantino do t’i duhet t’u përgjigjet akuzave të komitetit etik të FIFA-s pasi i ka dhënë Donald Trump Çmimin për Paqe përpara ceremonisë së shortit për Botërorin 2026. Një gjest që, sipas FairSquare, një organizatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, do të shkelte normat e rregullores për sa i përket detyrimit të neutralitetit. Numri një i futbollit botëror është nën vëzhgim për marrëdhënien e tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe po i kundërshtohen edhe deklarata të vjetra për të cilat do të duhet të japë llogari.

Do të kishte “të paktën katër shkelje të qarta të rregullave të neutralitetit të vetë FIFA-s”, siç është shpjeguar nga grupi dhe raportuar nga BBC-ja, sepse sipas rregulloreve nuk mund të shfaqet publikisht mbështetje ndaj një lideri politik në detyrë. Miqësia mes Infantino dhe Trump ka ngritur tashmë shumë polemika dhe tani gjithë qeverisja është nën akuzë, kur mungojnë tashmë shumë pak muaj nga kompeticioni më i rëndësishëm i të gjithëve.

Për çfarë akuzohet Infantino

Akti që ka shkaktuar protestën ka qenë dorëzimi i çmimit për paqe presidentit Trump në skenën e Kennedy Center të Washington DC “për kryerjen e veprime të jashtëzakonshme për paqe, të afta të bashkojnë njerëzit në gjithë botën”. Një disonancë në një kontekst ku në qendër do të duhej të ishte vetëm sporti, por nuk ndodhi kështu. FairSquare i kundërshton italianit Infantino këtë dhe shumë gjeste të tjera mbështetjeje ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, që kanë shkelur rregullat e FIFA-s mbi neutralitetin politik. Organizata ka dërguar një letër denoncimi te komiteti etik që tani po heton çështjen për të verifikuar shkeljet.

Sinjalizimi ka të bëjë me mbështetjen publike për Trump jo vetëm në rastin e shortit, por në shumë kontekste të tjerë: FairSquare ka mbledhur poste, foto dhe deklarata të muajve të kaluar në të cilat numri një i FIFA-s shfaqte dëshmi vlerësimi ndaj presidentit, duke kundërshtuar vlerat e Federatës Ndërkombëtare që nuk do të duhej të ishte politikisht e rreshtuar. Hetimi është hapur dhe tani do t’i duhet kreut të FIFA-s Infantino të mbrohet nga të gjitha akuzat.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI