Flash

SHBA falënderon Dumanin dhe "paracakton" kreun e ri të SPAK (FOTO)

Lapsi.al 10 December 2025
SHBA falënderon Dumanin dhe "paracakton" kreun e ri të SPAK

Me siguri jo rastësisht Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë sot një deklaratë falënderuese për Altin Dumanin teksa mes fotove të takimit që zyrtari i lartë amerikan pati në SPAK, ekspozon edhe Klodian Brahon, njërin prej kandidatëve për drejtimin e Prokurorisë së Posacme. Emri i tij përflitet si i preferuar prej amerikanëve për drejtimin e SPAK.

Dhe jo rastësi sërish, ambasada e publikon foton e Brahos një ditë para votimit të nesërm në KLP. Sikur kërkon të japë mesazh te anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që nesër të bëjnë "kujdes" për votimin e kreut të ri të SPAK.

Gjithcka ngjan të jetë një "paracaktim", njëjtë sic bënë me Altin Dumanin 3 vite më parë kur Yuri Kim shkoi edhe vetë në mbledhjen e KLP. Më poshtë deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA.

Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t'u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe. ...

18:00

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë në mbledhjen e nesërme (11 dhjetor), kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesit aktual, Altin Dumani, ...

15:48

Berisha: PD nuk mbështet paqen fiskale

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD nuk e mbështet ‘paqja fiskale’, të cilin ai e quajti amnistinë fiskale. Në një dalje për mediat, Berisha tha se me ket...

14:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI