Flash

Tryeza e Shehajt: Të dalim përtej partive, të mbrojmë drejtësinë nga sulmet politike

Lapsi.al 10 December 2025
Tryeza e Shehajt: Të dalim përtej partive, të mbrojmë

Kreu i Partisë Mundësia organizoi sot një tryezë të hapur për mbrojtjen e drejtësisë në luftën e saj ndaj korrupsionit.

Pjesë e tryezës ishin anëtarë të shoqërisë civile dhe jo vetëm politikanë opozitarë, nga Lutfi Dervishi, Agim Baçi, Ola Xama, Klodiana Lala, Rezarta Çaushaj, Aulon Kalaja, Ermal Mulosmani dhe të tjerë.

Shehaj theksoi se qytetarët sot nuk e kanë humbur pulsin opozitar, por kërkojnë besueshmëri nga aktorët politikë kundër qeverisë.

Shehaj deklaroi se edhe politikanë me pushtet politik sot janë në hetim nga drejtësia, prandaj kjo e fundit po merr sulme nga pushteti që kërkon të minojë punën e saj.

Sipas kreut të Mundësia, qëllimi i këtij takimi të diskutojmë, të shkëmbejmë mendime si të shoqëria, përtej partive politike, ti dalë në mbrojtje drejtësisë.

Agron Shehaj: Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Dhe pyesim veten cfarë po ndodh, duan që ti vjedhin?!

Ne perceptojmë çdo ditë mbështetje të jashtëzakonshme për drejtësinë por nuk shohim mbështetje për alternativën politike opozitën. Disa thonë se partitë duhen bërë bashkë. Nuk besoj se mjafton. Duhet një bashkim përtej partive politike. Duhet një bashkim përtej partive politike se mendoj se njerëzit do dalin në shesh në mbrojtje të drejtësisë ditën që do drejtohet nga subjektet që kanë besueshmëri. Nuk mjafton të jesh opozitar, duhet të kesh besueshmëri. Kjo është ajo që mendoj duhet të fitojmë te qytetarët. Ti bëjmë gjyqin qytetarët, një debat që bëhet mos është shoqëria që nuk bën, që ka humbur nervin opozitar, mendoj se ne duhet të fitojmë besimin e qytetarëve. Dua të shpjegoj arsyen e kësaj tryeze. Për pjesën më të madhe prej jush, nuk është e lehtë të vish në një tryezë. Prapë keni sikletin të jeni në një tryezë ku ka politikanë.

Nuk dua ta zgjas shumë, e kotë të them kërcënimet nga të gjitha anët ndaj drejtësisë. Jam i bindur se është vetëm, fillimi. Edhe për sa iu takon luftës ndaj drejtësisë. Është dhe fillimi i reagimit të politikës ndaj drejtësisë. Do përdorin parlamentin për të ndryshuar kushtetutën. Qëllimi i këtij takimi të diskutojmë, të shkëmbejmë mendime si të mbrojmë këtë drejtësi. Kam rezerva, por flasim për një drejtësi që më në fund ekziston. Kjo që shohim as nuk e imagjinonim që të ndodhte.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe. ...

18:00

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë në mbledhjen e nesërme (11 dhjetor), kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesit aktual, Altin Dumani, ...

15:48

Berisha: PD nuk mbështet paqen fiskale

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD nuk e mbështet ‘paqja fiskale’, të cilin ai e quajti amnistinë fiskale. Në një dalje për mediat, Berisha tha se me ket...

14:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI