Flash

U shpërdoruan me IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

Lapsi.al 10 December 2025
U shpërdoruan me IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të

Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33.5 milionë euro në kuadër të programit IPARD 2. Kjo shumë konsiderohet si e shpenzuar në mënyrë të parregullt në harkun e viteve 2020-2022. Pas hetimeve të kryera, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit gjeti 52 raste të abuzimit me paratë që BE jep në kuadër të IPARD.

“Çdo shumë që rezulton të jetë përdorur në mënyrë të parregullt do të duhet të kthehet në buxhetin e BE-së. Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani të jashtme të specializuar për të kryer një auditim të thelluar të granteve dhe pagesave të IPARD II, si edhe të sistemit të ri të brendshëm të menaxhimit dhe kontrollit. Tashmë që autoritetet kanë marrë rekomandimet e auditimit, ato po vlerësojnë masat përkatëse korrigjuese”, thotë Komisioni Europian, shkruan A2.

Rastet dhe shuma e gjetur si e shpenzuar në formë të parregullt në Shqipëri është më e larta në Rajon, madje duke ja kaluar edhe Turqisë. Në përgjigjen për A2CNN, Komisioni Evropian kërkon nga Qeveria e Shqipërisë “që ta trajtojë me seriozisht maksimal këtë çështje”: “Duke qenë se bëhet fjalë për fondet e taksapaguesve të Bashkimit Evropian, Komisioni pret që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet maksimal. Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agro-ushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”.

Bashkë me një pjesë të fondeve të IPARD 2, pezull kanë mbetur edhe ato të IPARD 3. Janë 146 milionë euro në total, 112 milionë prej të cilave financim nga Bashkimi Evropian. Me fondet që skadojnë në vitin 2027, Shqipëria mund të mos përfitojë asnjë qindarkë nëse nuk lëviz më shpejt në përpjeke për të rifituar besimin e institucioneve të BE: “Aktualisht, po zhvillohet një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare, me qëllim që të sigurohet vendosja sa më shpejt e masave të duhura korrigjuese nga ana e institucioneve shqiptare”.

Veç institucioneve të Bashkimit Evropian, çështja e abuzimit me fondet IPARD të Bashkimit Evropian po hetohet edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. /Marrë nga A2 Televizion

Të këshilluara

Çfarë na tha koha për Air Albanian?

Nga Irena Beqiraj "Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, ësht...

20:21

Aksident me vdekje në Shkodër

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe. ...

18:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI