Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Berisha akuza ndaj PS-së: Doni të grabisni Avokatin e Popullit

Lapsi.al 11 December 2025
Berisha akuza ndaj PS-së: Doni të grabisni Avokatin e Popullit

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, ka shpërthyer në akuza ndaj maxhorancës, sa i takon çështjes për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Ai tha se PD u tërhoq nga firmat, duke respektuar vendimin e Komisionit të Ligjeve, që deputeti ka të drejtë të firmosë vetëm një herë.

Sipas Berishës, PS-ja po bën lojën e saj për të grabitur Avokatin e Popullit.

“E keqja banale e kombit jeni ju! Pse e them këtë?! Ky parlament ka një komision ligjesh. Këtë komision e kryeson një ish-ministër u juaj, për kandidatët për avokat populli do të ketë të drejtë deputeti vetëm për në firmë. Ky është një vendim i një komisioni që ligji dhe kushtetuta e ngarkon. Ne zbatuam vendimin e komisionit të ligjeve. Ne bëmë shpresën; tërheqim të gjitha firmat. Ju po përmbysni vendimet, vetëm që të grabisni Avokatin e Popullit. Ne kemi qenë luajal me ligjin. Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë për një kandidat. Ndaj ne tërhoqëm votat. Ju e dini se lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë ditë. Shihni se ç’bëni! Kapërceni dhe bëni këtë kukumalin, dhe organizoni një akt të turpshëm.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI