Flash

Berisha: Rama e Balluku s'guxojnë të dalin në Kuvend para shqiptarëve

Lapsi.al 11 December 2025
Berisha: Rama e Balluku s'guxojnë të dalin në Kuvend para

Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se arsyeja se përse kryeministri Edi rama nuk është në seancë dhe nuk ka pranuar interpelancën e kërkuar nga kreu i Mundësia, Agron Shehaj, por ia delegoi ministres Albana Koçiu, është sepse ka turp.

Ai u shpreh se që nga shpërthimi i skandalit “Balluku”, kreu i qeverisë dhe zëvendës ministrja e pezulluar pas akuzave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, nuk guxojnë të dalin para shqiptarëve.

“Pas Lubisë ku e keni Ramën? E kuptoni ku jeni katandisur? Nuk goxojnë të dy të vijnë në Kuvend e të dalin para shqiptarëve. Ju keni rënë. Kot votoni kot sillni ligje e buxhete, ju keni marrë fund. Frika e tij ka kufi vetëm qiellin. Po zhvillohet një betejë që do t’ju sqaroj më vonë, por gjë në botë që të mbyllë dosjen e tij nuk ka”, tha Berisha.

Ditën e djeshme në një konferencë për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se dosja e Ballukut dhe ajo e Ramës janë ndarë tashmë, ndërsa sot në Kuvend Berisha tha se po bëhet një betejë që dosja e Ramës të mbyllet, por se kjo nuk mund të ndodhë më.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës. Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të...

09:04

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI