Flash

Conference League: Fitore e madhe e Shkëndijës, Drita mposhtet nga AZ Alkmaar

Lapsi.al 11 December 2025
Conference League: Fitore e madhe e Shkëndijës, Drita mposhtet nga AZ

Mbrëmja e sotme në Conference League solli plot emocione dhe gola, teksa në nëntë takimet e para të raundit të pestë u shënuan gjithsej 26 gola.

Shkëndija zhvilloi një duel perfekt para tifozëve të vet, duke regjistruar një fitore të rëndësishme 2-0 kundër Slovan Bratislavës. Skuadra tetovare kaloi në avantazh pas një autogoli të mysafirëve, ndërsa Sebastian Spahia vulosi suksesin me një finalizim të saktë. Me këtë triumf, Shkëndija arrin kuotën e 7 pikëve dhe pozicionohet aktualisht në vendin e 19-të të renditjes.

Ndërkohë, Drita nuk arriti të përballonte presionin e AZ Alkmaar, një skuadër me shumë përvojë në arenën europiane. Holandezët fituan me shifrat 0-3 në “Fadil Vokrri”, duke e lënë kampionen kosovare në kuotën e 8 pikëve. Pavarësisht humbjes, Drita mbetet ende me gjasa për kualifikim.

[video width="696" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/12/693b0f8608c86.mp4"][/video] [video width="712" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/12/693b0c5c77e26.mp4"][/video]

Rezultatet e tjera të ditës:

  • Breidablik 3-1 Shamrock Rovers

  • Fiorentina 2-1 Dinamo Kiev

  • Hacken 1-1 AEK Larnaca

  • Jagiellonia 1-2 Rayo Vallecano

  • Noah 2-1 Legia Varshavë

  • Samsunspor 1-2 AEK Athinë

  • Univ. Craiova 1-2 Sparta Pragë

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI