Flash

Del LISTA/ Cilët janë 28 liderët me më shumë ndikim në Europë

Lapsi.al 11 December 2025
Del LISTA/ Cilët janë 28 liderët me më shumë ndikim

Revista “Politico” ka bërë një renditje të liderëve të botës. Donald Trump, ka njohur një rënie të popullaritetit në SHBA, por mbetet ende si udhëheqësi me më shumë ndikim në Evropë.

Ai po humbet terren në vendin e tij për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe politikave të tij anti-emigrantëve (ai vetë e pranoi këtë për herë të parë dy javë më parë duke thënë: "Sondazhet e mia janë pak më poshtë"), por ai kryeson listën e njerëzve më të fuqishëm në Kontinentin e Vjetër të përpiluar nga “Politico”.

Image

Në listën e përpiluar si çdo vit nga gazeta në bashkëpunim me institutin “Public First”, në vend të parë është manjati amerikan, i cili me sa duket nuk ka nevojë të ulet në tavolinat e Brukselit për t'i ndikuar ata. Askush nuk ka më shumë ndikim në vendimet e marra në kryeqytetet e kontinentit tonë. Kjo do të thotë që Evropa shihet më shumë si e varur nga axhendat e të tjerëve sesa si një forcë e aftë të ndikojë në pjesën tjetër të botës.

Anketa online, e cila përfshinte mbi 10 mijë të anketuar në SHBA, Kanada dhe 3 ekonomitë më të mëdha evropiane, Gjermani, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar tregon se evropianët ndajnë të njëjtin mendim me Trump se udhëheqësit e tyre janë të dobët dhe e konsiderojnë presidentin e SHBA-së më vendimtar.

Paradoksi është se personi që konsiderohet më i fuqishëm në politikën evropiane nuk është evropian. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen renditet në vendin e 7-të.

E dyta pas Trump, por evropiania e parë në renditje, është kryeministrja daneze Mette Frederiksen, një socialdemokrate me qëndrime të krahut të djathtë mbi menaxhimin e kufijve.

Image

Ajo favorizon ndalimin e azilkërkuesve dhe përshpejtimin e riatdhesimeve, njëlloj si kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila renditet e 9-ta, pas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, por përpara kryeministrit britanik Keir Starmer.

Image

Në vendin e 3-të është Friedrich Merz, njeriu që thyeu tabutë e pasluftës në Gjermani. Ai është simboli i rimëkëmbjes së Evropës nga kërcënimi rus.

Me një politikë masive riarmatimi dhe riaktivizimin e ushtrisë kancelari gjerman po udhëheq ripozicionimin e vendit të tij nga një fuqi ekonomike në një lidere mbrojtëse për një Evropë që tani është e detyruar të kujdeset për veten.

Image

Në vendin e 4-t është Marine Le Pen, pavarësisht dënimit që kërcënon ta skualifikojë atë nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale franceze. Ajo është shumë përpara “banorit” aktual të Pallatit Elize, Emmanuel Macron, i cili është vetëm i 19-ti.

Presidenti francez shihet nga votuesit e tij si një lider që deri më tani ka dështuar të menaxhojë në mënyrë efektive presidentin e paparashikueshëm amerikan.

Përpara Macron është Volodymyr Zelensky i rraskapitur, i cili renditet i 14-i. Vladimir Putin është i pesti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

SHBA çon avionë luftarakë mbi Venezuelë

Dy avionë luftarakë amerikanë u gjurmuan duke fluturuar rreth Gjirit të Venezuelës të martën, ndërsa tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen midis dy vendeve. ...

19:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI