Flash

Europa League, Roma dominon në Skoci, Bologna përmbys Celta Vigo

Lapsi.al 11 December 2025
Europa League, Roma dominon në Skoci, Bologna përmbys Celta Vigo
Roma rikthehet te rezultatet pozitive në Europë dhe e bën këtë me stil, duke marrë një 3-0 të pastër në fushën e Celtic në ndeshjen e gjashtë të Europa League. Pas dy humbjeve në kampionat kundër Napoli dhe Cagliari, skuadra e Gasperini jep përgjigjen e duhur dhe ngjitet në kuotën e 12 pikëve, duke synuar kualifikimin e drejtpërdrejtë në të tetat. Takimi në Celtic Park u hap shpejt falë një autogoli të pabesueshëm me kokë nga Scales në minutën e 6’. Para se të mbyllej pjesa e parë, Ferguson dyfishoi rezultatin (36’) dhe pastaj, në startin e pjesës së dytë, ai realizoi edhe golin e tretë personal dhe të ndeshjes (46’). Mundësia për 4-0 u humb nga Engels, i cili gaboi një penallti në minutën e 49’. Në vazhdim, Celtic tentoi të hyjë sërish në lojë, por Roma administroi pa probleme dhe mori një fitore tejet të rëndësishme në transfertë.

Bologna e zjarrtë në Spanjë: përmbysje ndaj Celta Vigo

Në ndeshjen tjetër të grupit, Bologna arriti të përmbysë 2-1 Celta Vigo në Balaídos. Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Zaragoza (17’). Në pjesën e dytë, pas një goli të anuluar të Pobega-s, ekipi italian shpërtheu: Federico Bernardeschi barazoi me penallti në minutën e 66’ dhe po ai vendosi shifrat 2-1 në minutën e 74’, pas asistit të Cambiaghi.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme:

  • Dinamo Zagreb 1–3 Real Betis

  • FC Midtjylland 1–0 Genk

  • FC Utrecht 1–2 Nottingham Forest

  • Ferencvaros 2–1 Rangers

  • Ludogorets Razgrad 3–3 PAOK FC

  • Nice 0–1 SC Braga

  • Sturm Graz 0–1 FK Crvena Zvezda

  • VfB Stuttgart 4–1 Maccabi Tel Aviv

  • Young Boys 1–0 Lille

  • Basel 1–2 Aston Villa

  • Brann 0–4 Fenerbahçe

  • Celta Vigo 1–2 Bologna

  • Celtic 0–3 AS Roma

  • FC Porto 2–1 Malmo FF

  • FCSB 4–3 Feyenoord

  • Freiburg 1–0 FC Salzburg

  • Lyon 2–1 Go Ahead Eagles

  • Panathinaikos 0–0 Viktoria Plzen

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI