Flash

Shehaj-mazhorancës: Ambasadorët po ju poshtërojnë, frikë se do rrëmbeni kreun e SPAK

Lapsi.al 11 December 2025
Shehaj-mazhorancës: Ambasadorët po ju poshtërojnë,

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar në Kuvend praninë e shtuar të ambasadorëve të shteteve të huaja në Shqipëri në sallën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku po zhvillohet zgjedhja e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas Shehajt, prania e madhe e ambasadorëve të huaj në këtë moment të rëndësishëm për drejtësinë është një poshtërim për mazhorancën socialiste, pasi sipas kreut të Mundësia, “kanë frikë se mos rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK”.

"Pavarësisht qëndrimeve qesharake është e qartë që Avokati i Popullit i takon opozitës, është e qartë gjithashtu që ju keni vendosur ta rrëmbeni Avokatin e Popullit.

Kjo nuk është ndonjë çudi e maadhe dhe s’duhet të na habisë sepse tani që ne flasim këtu në këtë sallë në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK. Dhe aty janë mbledhur të gjithë ambasadorët, nuk ka vend për gazetarët se kanë frikë se ju rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK-ut.

Imagjinoni, imagjinoni se çfarë poshtërimi që po ju bëjnë ambasadorët, që po i bëjnë kësaj maxhorance.

Ftoj kolegët opozitarë ta pranojnë se s’kemi cfarë ta bëjmë e kanë vendosur ta rrëmbejnë, janë lojëra të ulëta të vazhdojnë ta bëjnë" - u shpreh mes të tjerash Shehaj.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës. Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të...

09:04

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI