Flash

Britania goditet nga “super-gripi”/ Valë shtrimesh në spitale

Lapsi.al 12 December 2025
Britania goditet nga “super-gripi”/ Valë shtrimesh në

Në Britani po rritet alarmi për atë që mediat lokale e kanë quajtur "super-grip". Bëhet fjalë për një valë gripi që ka parë një rritje të infeksioneve këtë sezon, veçanërisht tek fëmijët dhe adoleshentët. Ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, e quajti situatën "sfida më serioze që spitalet e NHS-së kanë përballuar ndonjëherë që nga pandemia e Covid-it".

Ai përmendi mbi 2600 shtrime në spital në ditë dhe numra mbi mesataren sezonale. Ekspertët britanikë të shëndetit kanë paralajmëruar se ky dimër mund të jetë një nga më të këqijtë deri më tani. Virusi që po qarkullon në Briatni është identifikuar si H3N2.

“H3N2 ndryshon rregullisht, kështu që versioni i virusit që qarkullon këtë vit mund të jetë i ndryshëm nga vitet e kaluara ose nga ai që mbron vaksina sezonale, gjë që mund t'i bëjë njerëzit më të prekshëm", - thonë ekspertët për “The Indipendent”.

Cilat janë simptomat?

Shenjat dhe simptomat e këtij gripit zhvillohen shumë shpejt dhe lodhja ekstreme është më e zakonshmja. Pacientët ankohen edhe për ethe, kollë, hundë të lëngshme dhe ndoshta simptoma të tjera, të tilla si dhimbje trupi, të vjella ose diarre.

Njerëzit që konsiderohen me rrezik të lartë për zhvillimin e komplikacioneve konsiderohen fëmijët nën 5 vjeç, të rriturit 65 vjeç e lart, gratë shtatzëna dhe njerëzit me disa sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundjet e zemrës, sistemet imunitare të dobësuara dhe gjendjet neurologjike.

Dr. Giuseppe Aragona shpjegoi se këtë vit sezoni i gripit ka filluar më herët se zakonisht, gjë që i jep virusit më shumë kohë për t'u përhapur. Ai shtoi se ai gjithashtu ka "evoluar" nga lloji i vitit të kaluar, që do të thotë se imuniteti i mëparshëm ose edhe vaksina mund të ofrojë më pak mbrojtje se zakonisht.

“Për më tepër, moti më i ftohtë, grumbullimet brenda dhe zakonet shoqërore kontribuojnë në një transmetim më të shpejtë, duke krijuar stuhinë e përsosur për shkallë më të larta të gripit” – tha ai.

Ekspertët thonë se ky lloj gripi zhvilloi 7 mutacione të reja gjatë verës, që do të thotë se është mjaft i ndryshëm nga lloji i mëparshëm i përfshirë në vaksinën e këtij viti. Dimrin e kaluar, pati rreth 8 000 vdekje të lidhura me gripin në Mbretërinë e Bashkuar.

Dr. Aragona thotë se mënyra “më efektive” për të mbrojtur veten nga H3N2 është të merrni vaksinën kundër gripit veçanërisht nëse jeni në një “grup me rrezik më të lartë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD mbledh nesër Kryesinë

Kryesia e PD të shtunën do të zhvillojë një mbledhje urgjente. Një mesazh u është dërguar anëtarëve të Kryesisë ku njofton për mbledhjen që do të mbahet në orën...

20:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI