Flash

Mbreti Charles III flet për trajtimin nga kanceri: Shpresoj që vitin tjetër...

Lapsi.al 12 December 2025
Mbreti Charles III flet për trajtimin nga kanceri: Shpresoj që vitin

“Trajtimi im për kancerin mund të reduktohet vitin që vjen. Një bekim." Mbreti Charles III, foli në televizionin Channel 4 të Londrës, ndau për herë të parë pas muajsh një përditësim të gjendjes shëndetësore të tij me lajme të mira. Kjo vjen pas shqetësimeve në lidhje me trajtimin e gjatë të kancerit që monarku britanik ka kaluar që nga viti 2024.

Në një akt të paprecedentë transparence në lidhje me çështjet shëndetësore në oborr, Charles III iu drejtua vendit dhe rrëfeu udhëtimin e tij personal përmes trajtimit për kancerin me të cilin u diagnostikua në shkurt 2024. Monarku ka vendosur të kontribuojë në një fushatë ndërgjegjësuese duke vënë në dukje se "diagnostikimi i hershëm i sëmundjes mund të shpëtojë jetë".

Monarku britanik 77-vjeçar i është nënshtruar trajtimit për një formë kanceri që nga fillimi i vitit 2024. Pas përvojës së tij me sëmundjen, ai vendosi të flasë publikisht. Mesazhi u regjistrua në Clarence House në fund të nëntorit, ku ai banon me Mbretëreshën Camilla. Ishte 29 janari 2024, kur sovrani doli nga spitali, duke përshëndetur turmën që e priste, me Camilla në krah. Ai u lirua pas 3 netësh shtrimi në spital për një operacion në prostatë në Klinikën e Londrës.

Në prill 2024, i veshur me të njëjtën xhaketë blu me vija të holla që mbante veshur në televizion, Mbreti Charles u rikthye në jetën publike pak muaj pas shtrimit në spital.

"Jam mirë, faleminderit" – i tha ai një pacienti. I mbështetur si gjithmonë nga Mbretëresha Camilla, mbreti ka vazhduar trajtimin e tij që atëherë. Në pranverën e vitit 2024, mjekët thanë se ishin "mjaftueshëm të kënaqur me progresin në mënyrë që Mbreti tani të mund të rifillojë disa angazhime". ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD mbledh nesër Kryesinë

Kryesia e PD të shtunën do të zhvillojë një mbledhje urgjente. Një mesazh u është dërguar anëtarëve të Kryesisë ku njofton për mbledhjen që do të mbahet në orën...

20:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI