Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, gjykata vendos sot për kërkesën e qeverisë

Lapsi.al 12 December 2025
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, gjykata vendos sot për

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot, më 12 dhjetor, nëse do të pranojë ose jo për shqyrtim kërkesën e paraqitur nga qeveria lidhur me vendimin e GJKKO-së. Ky vendim i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pritet që gjykata mund të marrë vendim edhe për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ...

07:15

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI