Flash

Renditja UEFA, Italia kalon Spanjën: sfidon Gjermaninë për vendin ekstra në Champions

Lapsi.al 12 December 2025
Renditja UEFA, Italia kalon Spanjën: sfidon Gjermaninë për vendin

Nuk pati “xixa”, por bilanci ishte i jashtëzakonshëm për Italinë në raundin e fundit të kupave evropiane të vitit 2025. Pesë fitore për skuadrat e Serie A. Humbën ‘vetëm’ Inter dhe Napoli. Fitoret e së enjtes të Romës, Bolognas dhe Fiorentinës i japin një rezultat shumë të mirë Italisë, që rikthehet fuqishëm të luftojë për vendin ekstra në Champions League. Spanja është lënë pas, në renditjen UEFA, përpara janë Anglia e pakapërcyeshme dhe Gjermania.

Dy suksese në Champions dhe dy në Europa League

Atalanta dhe Juventus kanë marrë tre pikë të rënda në Champions League. Të dy skuadrat kanë ngjitur kështu pozicionet në renditjen e fazës së kampionatit. Roma dhe Bologna kanë bërë të njëjtën gjë në Europa League, ndërsa Fiorentina është rikthyer te fitorja në Conference. Pesë suksese dhe dy humbje, ato të Napolit në fushën e Benficas dhe të Interit, i mposhtur nga një penallti e Liverpoolit në fund të ndeshjes.

Kapërcehet Spanja

Italia ngjitet kështu në 11.071 dhe rrit distancën ndaj Spanjës, që ngadalësohet për shkak të rezultateve në Champions (humbje për Real Madrid dhe Villarreal, barazim për Athletic Bilbao) dhe ka 10.609. Përpara qëndrojnë Anglia, që vendin ekstra duket se e ka siguruar tashmë – me koeficient 13.166 – me nëntë skuadra ende në garë dhe pothuajse të sigurta që do të vazhdojnë (të paktën) deri në shkurt, dhe Gjermania, mbi të cilën tani është e përqendruar gara e Italisë.

Përpara Gjermania dhe Anglia

Skuadrat e Bundesligës prodhojnë 11.660. Një rezultat i rëndësishëm duke pasur parasysh që ka pasur edhe disa barazime në Champions, në veçanti 2-2 i Borussia Dortmund me Bodo Glimt. Renditja nuk është sidoqoftë ajo përfundimtare për fundin e vitit kalendarik, sepse javën e ardhshme është dita e fundit e fazës së grupeve të Conference League, dhe prandaj do të ketë ende disa ndryshime të vogla.

Renditja UEFA për vendin ekstra në Champions League

Anglia 13.166

Gjermania 11.660

Italia 11.071

Spanja 10.609

Portugalia 10.600

Polonia 10.406

Franca 10.214

Qipro 10.000

Danimarka 9.500

Greqia 8.425

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI