Flash

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Berisha: Vendimin e Kushtetueses e diktoi Rama

Lapsi.al 12 December 2025
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Berisha: Vendimin e Kushtetueses e

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot me demokratët e Elbasanit për foltoren e radhës. Kryedemokrati në fjalën e tij u ndal edhe te heqja e pezullimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila do rikthehet në detyrë.

Berisha shprehet se Rama ka diktuar vendimin Gjykatës Kushtetuese.

Berisha shtoi se demokratët do nisin së shpejti protestat masive, pasi nesër do mblidhet dhe Kryesia e partisë që do vendosë nisjen e revoltave.

"Sot i hoqi masën e pezullimit. Shkon nesër në zyrë si zv kryeministri. E mori Ramën për fyti. Në Ankara e mori Rama Lubinë, kur bën pazarin e tunelit te Llogarasë. Diktoi çdo gjë sot Rama diktoi gjykatën dhe hoqi masën e pezullimit. Ne do ngrihemi dhe nuk do rendim gjer në largimin e tij. Ata që janë gati, me ata do ngrihemi. 3000 shqiptarë janë gati që nesër. Do shtohemi. Nuk rrihet më. E liroi. Për të zgjedhë kryetari i SPAK, duhet të shkojë gjithë bota aty se e rrëmben Edi Rama. A ecet kështu? Kemi punë me Edi Ramën. Është në gjak për votën tonë. O do votojmë të lirë ose do shuhemi.

Nuk mund të rrijmë në funksion të një farse. Janë diktaturat që do përfundojnë atje ku e kanë vendin. Ndaj dhe nesër në drekë mblidhet Kryesia e PD-së. Vendosë me urgjencë për fillimin e revoltave që nuk ndalen më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës. Pati që nuk e kuptuan si duhet protestën e kryeministrisë. E filluam për të zenë vendin. Aty ditë e natë deri sa të rrëzojmë Edi Ramën. Është sheshi ynë, sheshi i fitores." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur d...

18:48

Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në Qeveri. Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj. Po në Ministrinë e Brendshme, d...

16:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI