Flash

Salah drekon me një ish-shok skuadre, tregon ekipin e ri: “I ka bërë shumë pyetje”

Lapsi.al 12 December 2025
Salah drekon me një ish-shok skuadre, tregon ekipin e ri: “I ka
Cili do të jetë e ardhmja e Mohamed Salah? Lajmet e fundit për sulmuesin egjiptian duket se konfirmojnë se mundësia e një largimi nga Liverpool pas intervistës polemike para ndeshjes së Champions kundër Interit është në rënie të fortë. Ish-lojtari i Fiorentinës dhe Romës gjithashtu është “kapur” nga tabloidët anglezë gjatë një dreke me një ish-shok skuadre që ushqen më tej zërat e merkatos.

Salah dhe Liverpool drejt ndarjes

Ajo ndaj zikaltërve mund të mos jetë e vetmja ndeshje pa Salah për Liverpool. Situata duket mjaft e kompromentuar pas akuzave ndaj klubit se e ka “lënë në stol” vazhdimisht dhe ndaj trajnerit. Momo është ndier paksa si shkaku i të gjitha të këqijave të ekipit dhe ka vendosur të dalë hapur në mënyrë shumë të fortë, me rrezikun për të destabilizuar ambientin. Me siguri tema ka qenë mes atyre të diskutuara me ish-shokun e tij Jordan Henderson.

Salah takon Jordan Henderson, ish-shok te Reds

Sipas asaj që raporton The Sun, me foto shoqëruese, të dy janë lejuar të hanë drekë bashkë. Të mos harrojmë që mesfushori anglez, ish-shtyllë e Liverpoolit që sot luan për Brentford, ka përjetuar një eksperiencë në Arabinë Saudite me fanellën e Al-Ettifaq. Kjo, natyrisht, ka bërë të mendohet se të dy kanë folur pikërisht për një destinacion të mundshëm të egjiptianit në kampionatin saudit. Një burim ka deklaruar për The Sun se të dy, në restorantin italian, kanë biseduar gjatë, me Henderson që i është përgjigjur “shumë pyetjeve të Momos”. Kush e di nëse 33-vjeçari nuk ka mbledhur informacione pikërisisht rreth atij që mund të jetë kampionati i tij i ardhshëm, në dritën e të gjitha spekulimeve lidhur me interesimin e shumë klubeve arabe. Al Hilal, Al Nassr, Al Ittihad, Al Ahli dhe Al Qadsiah janë të gjithë gati të bëjnë një hap përpara për të, duke vënë në tavolinë oferta të rëndësishme. Deri tani Salah i ka mohuar të gjitha (“Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sepse klubi do të më çonte në një drejtim tjetër”), por gjërat po ecin shumë shpejt dhe rruga e Salah duket tashmë larg asaj të Liverpoolit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI