Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Theu masën e sigurisë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 12 December 2025
Theu masën e sigurisë, arrestohet 34-vjeçari në

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe mashtroi një qytetare duke u prezantuar si agjent imobiliar.

Gjatë ndalimit, ai u kap duke qarkulluar me një pistoletë sportive në automjet, ndërsa në banesë iu gjetën edhe një palë targa të vjedhura.

Operacioni u zhvillua pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila raportoi se kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, por ishte mashtruar. Pas veprimeve të shpejta hetimore, specialistët e Krimeve Ekonomiko-Financiare, së bashku me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, identifikuan dhe arrestuan shtetasin A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Çfarë u zbulua gjatë kontrollit?

Në automjetin e tij, në rrugën “Kastriotët”, u gjet një pistoletë sportive e mbajtur pa leje;

Në banesën e 34-vjeçarit u sekuestrua një palë targash të vjedhura.

Verifikimet e mëtejshme treguan se ai ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale Dhuna në familje, të cilën e kishte shkelur.

Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për procedurat e mëtejshme ligjore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI