Flash

Mbaron mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: I keqardhur për çfokusimin nga protesta

Lapsi.al 13 December 2025
Mbaron mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: I keqardhur për

Ka përfunduar pas disa orësh, mbledhja e kryesisë së PD e cila u mblodh me urgjencë, pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese, për rikthimin në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja e Kryesisë së PD, u shoqërua me tensione mes anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji dhe kreut të PD, Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim për mediat, Salianji u shpeh i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusin nga protesta.

“Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë. Vendimmarrja e PD e cila ishte e paqartë në mjaft situata e bën përgjegjës Flamur Nokën. Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusin nga protesta. Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë. Vendimmarrja e PD e cila ishte e paqartë në mjaft situata e bën përgjegjës Flamur Nokën. Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave… Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD për paqartësinë në vendimmarrje të caktuara.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI