Flash

Sherri masiv me thika pranë gjimnazit në Shkodër! Policia arreston 2 të rinj

Lapsi.al 13 December 2025
Sherri masiv me thika pranë gjimnazit në Shkodër! Policia

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi mesditën e djeshme pranë Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër. Të arrestuarit janë K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa hetimet janë nisur edhe për pesë të mitur, katër prej tyre të moshës 17-vjeçare dhe një 16-vjeçar, që u përfshinë gjithashtu në sherr.

Policia bën me dije se përplasja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit” për motive të dobëta, duke shkaktuar dëmtime të lehta te dy të miturit 17-vjeçarë. Autoritetet kanë nisur procedimin penal dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Çfarë po e nxit rritjen e çmimeve

Disa analistë janë të mendimit se një nga faktorët kryesorë që nxisin rritjen e çmimeve për konsumatorët në SHBA është përpjekja e bizneseve për të rritur fitim...

07:27

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI