Flash

Vuçiç lajmëron vizitë zyrtare në Kinë: Pekini është mik i sinqertë i Serbisë

Lapsi.al 13 December 2025
Vuçiç lajmëron vizitë zyrtare në Kinë: Pekini

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 12 dhjetor paralajmëroi se po përgatitet për një vizitë zyrtare në Kinë, ku do të shkojë së shpejti.

Ai tha në Nish, në jug të Serbisë, se ka biseduar me ambasadorin e Kinës në Beograd, Li Ming, për përgatitjet për këtë vizitë, raporton agjencia e lajmeve, Beta.

“Për mua kjo do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme. I jam mirënjohës presidentit të Kinës, Xi Jinping, për mbështetjen që na ofron në çdo aspekt. Kjo do të jetë një vizitë zyrtare. Kam qenë shumë herë në Kinë, por ato kanë qenë vizita pune, ndërsa kjo do të jetë një vizitë zyrtare”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se “Kina është një mike e sinqertë dhe e palëkundur e Serbisë”.

Presidenti i Serbisë u takua më 4 shtator me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin, dhe atëherë i kërkoi Kinës të ndihmojë Serbinë në fushën e investimeve.

Vuçiq atëbotë zhvilloi një vizitë disaditore në Pekin, ku me ftesë të presidentit kinez mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Në korrik 2024 hyri në fuqi marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës, e cila parasheh heqjen e tarifave doganore për rreth 20.0000 produkte.

Nga Banka Popullore e Serbisë thanë në muajin prill, se sipas shteteve, investimet më të mëdha të huaja direkte në Serbi, bazuar në të dhënat e disponueshme për vitin 2024, kanë ardhur nga Kina.

Investitorët më të mëdhenj kinezë në Serbi janë kompania Zijin, e cila në vitin 2018 investoi në RTB Bor, si dhe kompania Hestil, e cila bleu Uzinën e Çelikut në Smederevë në vitin 2016.

Për shkak të intensifikimit të bashkëpunimit të Serbisë me Kinën që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe në vitin 2012, ndaj Beogradit zyrtar disa herë kanë ardhur kritika dhe paralajmërime nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Të këshilluara

4 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht, u arrestuan shtetasit Jetmir Pepaj, Adion Kuka,...

08:47

Ndahet nga jeta ish-prefekti i Fierit

Baki Bala, ish-prefekt i qarkut të Fierit, është ndarë këtë të shtunë nga jeta pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rrallë. Familja ka dhënë lajmin e t...

10:57

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI