Flash

Çarmatosi autorin e masakrës në Sidnej, identifikohet 43-vjeçari mysliman

Lapsi.al 14 December 2025
Çarmatosi autorin e masakrës në Sidnej, identifikohet

Personi që çarmatosi njërin nga dy të autorët gjatë sulmit ndaj festës hebraike në plazhin Bondi të Sidneit të dielën është dërguar në spital për ndërhyrje kirurgjikale, tha një i afërm i tij për mediat australiane.

Duke folur për 7NEWS ai e identifikoi burrin si kushëririn e tij mysliman 43-vjeçarin, Ahmed al-Ahmed, baba i dy fëmijëve. Ai tha se 43-vjeçari, pronar i një dyqani ushqimesh, nuk kishte përvojë me armët dhe rastësisht ndodhej në vendngjarje kur vendosi të rrezikonte jetën e tij për t'u përballur me personin e armatosur.

Kjo është fotografia e 43-vjeçarit që ka qarkulluar në internet. Një video që qarkullon në mediat sociale tregon atë duke iu afruar personit të armatosur nga pas, teksa ky po qëllonte pa dallim ndaj civilëve që përpiqeshin të iknin. Pamjet e tregojnë atë duke e neutalizuar, duke i rrëmbyer armën dhe duke ia kthyer nga vetja. Autori detyrohet të zvarritet prapa përpara se të ikte drejt personit të dytë të armatosur, i cili vazhdonte të qëllonte.

Pasi çarmatosi sulmuesin, burri ngriti duart lart për t'ua bërë të qartë çdo oficeri policie aty pranë se nuk përbënte kërcënim. Më pas e hodhi armën në tokë dhe u largua.

Sipas Mustafës, kushëriri i tij u plagos dy herë nga të shtënat me armë zjarri, ndoshta nga sulmuesi i dytë, dhe u dërgua në spital, ku po merr trajtim. "Ai është në spital dhe ende nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh", tha ai për 7NEWS. Autoritetet po vazhdojnë hetimin e tyre për incidentin, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth gjendjes së të plagosurit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI