Flash

Masakra në Sydney/ Momenti kur policia rrethon dhe qëllon dy autorët mbi urë (VIDEO)

Lapsi.al 14 December 2025
Masakra në Sydney/ Momenti kur policia rrethon dhe qëllon dy
Të tjera momente dhe pamje tronditëse nga masakra në Bondi Beach në Sydney të Australisë është publikuar nga mediat. Është momenti kur dy autorët janë në një urë dhe po qëllojnë. Në një çast njëri shihet i shtrirë mbi urë dhe nuk bën asnjë lëvizje, pasi është goditur për vdekje nga policia, kurse tjetri ngrihet për të vijuar sulmin, por merr edhe ai një plumb që e plagos rëndë. Më pas ai bie përtokë i plagosur, ndërsa Forcat e Policisë ndërhyjnë dhe e arrestojnë. Paniku dhe situata ka qenë shumë e rëndë, teksa sulmi terrorist regjistron një masakër me 12 të vrarë dhe 29 të plagosur deri tani, përfshi dhe autorët. Policia gjeti armë dhe lëndë eksplozive në makinën e autorëve, teksa dyshohet për një person të tretë.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Lushnje

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dh...

11:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI