Flash

Lady Gaga ndërpret koncertin në Sydney pas incidentit në skenë

Lapsi.al 15 December 2025
Lady Gaga ndërpret koncertin në Sydney pas incidentit në

Lady Gaga u detyrua të ndalonte për pak çaste koncertin e saj të fundit të turneut “Mayhem Ball” në Sydney të premten mbrëma, pasi një nga balerinët e saj rrëshqiti dhe ra nga skena për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, këngëtarja 39-vjeçare po interpretonte këngën “Garden of Eden” në stadiumin Accor Stadium, kur balerinët u afruan drejt pjesës së përparme të skenës së lagur nga shiu. Gjatë lëvizjes koreografike, balerini Michael Dameski rrëshqiti dhe përfundoi jashtë platformës së skenës.

Reagimi ishte i menjëhershëm. Lady Gaga ndaloi performancën, ngriti duart duke i kërkuar stafit të ndalonte muzikën dhe iu drejtua mikrofonit duke thënë: “Vetëm një sekondë”. Ajo më pas zbriti nga skena për të pyetur balerinin: “A je mirë?”

Këngëtarja vendosi të pezullojë përkohësisht koncertin, në mënyrë që balerinët të përshtateshin me kushtet e vështira të motit. Pas disa minutash, shfaqja rifilloi normalisht.

Sipas raportimeve, Dameski nuk u lëndua dhe u rikthye në skenë për të përfunduar koncertin.  Më vonë, vetë balerini reagoi përmes Instagram Stories, duke falënderuar fansat për mesazhet e shumta dhe duke konfirmuar se është mirë.

“Jam i lumtur që munda ta përfundoj shfaqjen e fundit të vitit,” shkroi ai, duke publikuar edhe një video ku shfaqej duke kërcyer gjatë koncertit.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi Lady Gaga ishte sërish në qendër të vëmendjes mediatike, kur një person i identifikuar si Johnson Wenn, i përfshirë më herët në një sulm ndaj Ariana Grande, u nxor jashtë nga koncerti i saj në Brisbane, vetëm disa orë para nisjes së shfaqjes. Video nga ngjarja tregonin publikun duke e fishkëllyer teksa ai shoqërohej jashtë nga sigurimi i stadiumit.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i “The Mask”

Aktori Peter Greene, i njohur për rolet e tij në filmat e famshëm “The Mask” dhe “Pulp Fiction”, u gjet i pajetë pasditen e së premtes në apartamentin e tij në ...

12:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI